Abdixhiku nga Shtimja: Mbështetja qytetare po e hap rrugën e ndryshimit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vazhduar aktivitetet elektorale në qytetin e Shtime, ku mbajti tubimin e radhës me qytetarët e kësaj komune.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Abdixhiku theksoi se kërkesa për më shumë zhvillim, dinjitet dhe kujdes për jetën e përditshme po rritet gjithnjë e më shumë. Ai prezantoi vizionin e tij dhe të Lidhja Demokratike e Kosovës për familjen, ekonominë dhe investimet, duke premtuar një shtet që u qëndron pranë qytetarëve në çdo kohë, e jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Sipas tij, energjia dhe mbështetja e marrë në Shtime janë tregues i qartë se ndryshimi është në rrugë e sipër. “Bashkë, hap pas hapi”, u shpreh ai, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe besimin.

Në këtë komunë, pjesë e garës është edhe kandidatja Frosina Berisha Ahmeti, e cila mban numrin 51 në listën zgjedhore. /Kosova.info/

Go to TOP