Një person gjendet i vdekur në Zllapek të Pejës, dyshohet se u godit nga vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të enjte në rrugën Zllapek-Raushiq, në Pejë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se një person ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, ndërsa rrethanat ende nuk janë bërë të ditura.
