Vitia: Mbi 65 milionë euro për barna esenciale dhe depo e re për kushte më të mira

Ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se për vite me radhë barnat janë trajtuar në kushte të papranueshme.

Ai ka bërë të ditur se tashmë, me depon e re të Barnatores Qendrore dhe me rritjen e buxhetit për barnat esenciale në mbi 65 milionë euro, po sigurohen më shumë barna dhe më shumë mbështetje për pacientët.

“💊Për vite, barnat janë trajtuar në kushte të papranueshme. 👉🏻Sot, me depon e re të Barnatores Qendrore dhe me rritjen e buxhetit për Barnat Esenciale në mbi 65 milionë euro, po sigurojmë më shumë barna dhe më shumë mbështetje për pacientët. ✅Më shumë barna. Më shumë mbulim. Më shumë kujdes për qytetarin”, ka thënë Vitia. /Kosova.info/


Go to TOP