Abdixhiku dhe Osmani presin kongresistin amerikan Keith Self, theksohet mbështetja për Kosovën

Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani mirëpritën në Republikën e Kosovës kongresistin republikan amerikan Keith Self, të cilin e cilësuan si mik të madh të popullit të Kosovës.

Gjatë takimit të përbashkët, liderët kosovarë e falënderuan Self për qëndrimin e tij të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe për përkrahjen ndaj anëtarësimit të vendit në NATO.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë mundësitë për avancimin e partneritetit me administratën e Donald Trump.

Bashkëbisedimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit në rajon duke riafirmuar lidhjet e forta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. /Kosova.info/

Go to TOP