Abdixhiku nga Peja dhe Prishtina: Kur populli zgjohet, ndryshimi nuk ndalet
Kryetari i Lumir Abdixhiku ka vazhduar aktivitetet elektorale në Peja dhe Prishtina duke takuar qytetarë dhe të rinj në kuadër të fushatës së tij.
Nga Lugu i Baranit në Pejë, Abdixhiku theksoi se ndryshimi është i pandalshëm kur qytetarët bashkohen duke e cilësuar mbështetjen e popullit si forcën kryesore të lëvizjes së tij politike.
Ndërkohë, në Prishtinë, në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në lagjen Taslixhe, ai prezantoi kandidatët e kësaj ane, të cilët i përshkroi si profesionistë dhe figura të dëshmuara në komunitet.
Sipas tij, ata njohin mirë nevojat dhe potencialin e lagjes dhe përfaqësojnë një ekip të gatshëm për përgjegjësi.
Abdixhiku zhvilloi edhe një takim me të rinjtë në Parkun e Prishtinës, ku foli për aspiratat e tyre për arsim cilësor, punësim dhe jetë dinjitoze në vend. Ai theksoi se realizimi i këtyre synimeve kërkon më shumë përkushtim institucional dhe politika konkrete.
“Një vend që i mban të rinjtë afër ëndrrave të tyre, është vend që ecën përpara”, u shpreh ai.
Fushata e tij po vazhdon me takime derë më derë dhe mobilizim në lagje të ndryshme, si në Pejë ashtu edhe në Kryeqytet. /Kosova.info/
