Prishtina nis shërbimin online për largimin falas të mbeturinave vëllimore
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se qytetarët tash e tutje mund të lirohen lehtësisht nga mobiljet e vjetra, frigoriferët e prishur, tavolinat dhe pajisjet e tjera që nuk u nevojiten më, pa i lënë në kontejnerë apo në hapësira publike, shkruan Kosova.info.
Përmes një platforme të re digjitale mbeturinat.com, qytetarët mund të zgjedhin ditën dhe të caktojnë termin online, ndërsa ekipi përkatës vjen direkt në adresën e tyre për t’i marrë mbeturinat vëllimore.
Ky shërbim synon të lehtësojë menaxhimin e mbeturinave, të rrisë pastërtinë në kryeqytet dhe të shmangë hedhjen e paligjshme të pajisjeve të vjetra në hapësira publike.
Drejtoria e Shërbimeve Publike thekson se procesi është i shpejtë, i thjeshtë dhe pa pagesë për qytetarët e Prishtinës. /Kosova.info/
