AAK mban nesër Kuvendin e Përgjithshëm, përmbyllen zgjedhjet e brendshme
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se të dielën, më 24 maj, do të mbajë mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, duke përmbyllur procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti.
Sipas njoftimit, në pjesën solemne të Kuvendit, që nis në orën 11:30, do të adresohen kryetari i partisë Ramush Haradinaj dhe i nominuari për kryeministër Ardian Gjini.
Gjatë punimeve të Kuvendit pritet të bëhet zgjedhja e kryetarit dhe e Këshillit të Përgjithshëm të partisë. /Kosova.info/
