Xhafer Gashi rrëfen rrugëtimin nga rinia në luftë, fton mërgatën në takim në Cyrih
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhafer Gashi, ka ndarë një rrëfim personal përmes një bashkëbisedimi me djalin e tij, Fahriun, ku sjell kujtime nga rinia dhe periudha e luftës në vitet 1998/1999.
Gashi thekson se në këtë bisedë pasqyrohet një pjesë e përvojës, kontributit dhe angazhimit të tij për atdheun që nga mosha 18-vjeçare duke e cilësuar atë periudhë si kohë të idealit dhe sakrificës.
“Krenar që sadopak kam bërë për atdheun, e i gatshëm çdo herë aty ku atdheu kërkon,” shprehet ai duke riafirmuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm.H
Në të njëjtën kohë, ai ka ftuar bashkatdhetarët në mërgatë për një takim që do të mbahet më 24 maj në Cyrih të Zvicrës, ku pritet të diskutohet me diasporën për zhvillimet dhe angazhimet e mëtejme politike. /Kosova.info/
