Vrasje në tentativë mes të miturve në Istog, një i plagosur rëndë
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur sot në Istog mes disa të miturve, ku është përdorur thika.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokuroria Themelore në Pejë.
“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’. Në këtë rast janë dy viktima, një për fat të keq është me lëndime të rënda trupore në gjendje kritike. Ndërkaq, tjetri ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën”, ka deklaruar Nikçi.
“Aktualisht, përveç Policisë që ka dalë në vendin e ngjarjes, është duke dalë edhe prokurorja në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Për shkak se kemi të bëjmë me persona të mitur në këtë rast jemi të rezervuar në dhënien e më shumë informatave”, ka thënë ai.
