Enzo Maresca shihet si pasues i Pep Guardiolas tek Manchester City

Enzo Maresca mbetet një nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Manchester City në të ardhmen, në rast se Pep Guardiola vendos të largohet nga stoli i kampionëve të Anglisë.

Sipas Fabrio Romano, drejtuesit e City-t po përgatisin terrenin për një tranzicion të mundshëm, duke e konsideruar Marescën si kandidatin ideal për të vazhduar filozofinë e ndërtuar nga Guardiola gjatë viteve të fundit. Italiani, i cili ka qenë pjesë e stafit të City-t në të kaluarën, njihet për stilin e tij të lojës të ngjashëm me atë të mentorit të tij spanjoll.

Megjithatë, çdo vendim përfundimtar mbetet në dorën e Guardiolës. Trajneri katalanas nuk ka konfirmuar ende planet e tij afatgjata, duke lënë të hapur mundësinë si për një largim të afërt, ashtu edhe për një vazhdim të projektit në “Etihad”.

Ndërkohë, interesimi për Marescën nuk mungon as nga klube të tjera evropiane, çka mund të komplikojë planet e Manchester City-t nëse nuk veprojnë në kohë. Pavarësisht kësaj, drejtuesit e klubit anglez e shohin atë si zgjedhjen kryesore për të garantuar vazhdimësinë dhe stabilitetin në epokën pas Guardiolës.

Go to TOP