MASh hap konkurset për mbështetje financiare në shkencë për vitin 2026
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë studiuesit, hulumtuesit dhe komunitetin akademik se janë hapur konkurset për mbështetje financiare në fushën e shkencës për vitin 2026.
-Konkursi për projekte të vogla shkencore mbetet i hapur nga data 14.05.2026 deri më 04.06.2026 në ora 16:00.
-Konkursi për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore për vitin 2026 mbetet i hapur nga data 14.05.2026 deri më 04.06.2026.
-Konkursi për financimin e botimeve dhe publikimeve shkencore në revista me faktor ndikimi për vitin 2026 mbetet i hapur nga data 14.06.2026 deri më 30.09.2026.
-Konkursi për ndarjen e granteve të mobilitetit afatshkurtër të shkencëtarëve për vitin 2026 mbetet i hapur nga data 14.05.2026 deri më 30.09.2026 në ora 16:00.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës inkurajon të gjithë studiuesit dhe institucionet e arsimit të lartë që të aplikojnë në këto thirrje, me qëllim të avancimit të kërkimit shkencor, mbështetjes së publikimeve akademike dhe fuqizimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shkencës.
Për informata shtesë lidhur me kriteret, dokumentacionin dhe mënyrën e aplikimit, ju lutem vizitoni linqet e bashkëngjitura:
https://mash.rks-gov.net/…/konkurs-per-projekte-te…
https://mash.rks-gov.net/…/konkurs-per-financimin-e…
