Vedat Jashari kandidon për deputet nga LDK-ja: Në garë me numrin 78

Vedat Jashari ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Kosova.info.

Jashari, i propozuar nga Dega I-rë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se në këto zgjedhje do të garojë me numrin 78.

Përmes një mesazhi publik, ai e ka cilësuar kandidimin si përgjegjësi dhe besim për të vazhduar angazhimin në shërbim të të rinjve, zhvillimit dhe krijimit të më shumë mundësive për qytetarët.

“Ky kandidim për mua është përgjegjësi, besim dhe angazhim për të punuar edhe më shumë për të rinjtë, zhvillimin, dinjitetin dhe një Kosovë me më shumë mundësi për të gjithë”, ka deklaruar Jashari.

Go to TOP