Muharremi: Largimi i Hykmete Bajramit dhe Avdullah Hotit nga top-lista e LDK-së, pasojë për Kosovën
Analisti politik Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Lidhja Demokratike e Kosovës duke kritikuar mënyrën e përpilimit të listës zgjedhore dhe drejtimin aktual të partisë.
Muharremi ka deklaruar se LDK-ja po vazhdon të bëjë “gabim pas gabimi” duke shtuar se qytetarët e Kosovës po e paguajnë faturën e këtyre vendimeve politike.
Sipas tij, gjatë vitit 2025, LDK-ja nuk e kishte mbështetur ndryshimin politik në vend, ndonëse, siç thotë ai, votat për këtë ekzistonin.
Ai kritikoi ashpër vendosjen e disa emrave të rinj në pozita të larta të listës zgjedhore, ndërsa figura që i cilësoi si më meritore janë lënë anash.
Muharremi e konsideroi të papranueshme largimin e Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti nga pozitat kryesore në listë duke i quajtur këto veprime “çmenduri politike”.
Ai paralajmëroi se këto zhvillime mund të kenë pasoja jo vetëm për LDK-në, por edhe për vetë Kosovën duke shtuar se vendi po mbetet pa ndryshimet që, sipas tij, janë të domosdoshme për zhvillim ekonomik dhe institucional. /Kosova.info/
