Ardian Sopa shkruan histori, nesër debuton në IBSA Judo Grand Prix në Astana

Garuesi nga Kosova, Ardian Sopa, nesër do të bëjë paraqitjen e tij të parë në arenën prestigjioze ndërkombëtare IBSA Judo Grand Prix, që po mbahet në Astana të Kazakhstan.

Trajneri Anton Cena ka bërë të ditur se vetëm pjesëmarrja e Sopës në këtë nivel garues paraqet një sukses të madh duke pasur parasysh konkurrencën jashtëzakonisht të fortë në kategorinë e tij, ku garojnë 14 sportistë me përvojë shumëvjeçare në tatami.

Ajo që e bën edhe më të veçantë historinë e Ardian Sopës është fakti se ai e ka nisur rrugëtimin në sportin e xhudos vetëm në vitin 2023, nën drejtimin e trajnerit Admirim Sahara.

Në këtë Grand Prix marrin pjesë 137 garues nga 24 shtete të botës, ndërsa pikërisht nga kjo garë nis edhe grumbullimi i pikëve për 2028 Summer Paralympics që do të mbahen në United States.

Cena ka vlerësuar lartë përkushtimin dhe forcën shpirtërore të sportistëve me aftësi të kufizuara në shikim duke theksuar se ata janë shembull i jashtëzakonshëm i guximit, disiplinës dhe karakterit.

“Kur hyjnë në tatami, bëhen luftëtarë të vërtetë. Nuk kërkojnë mëshirë, por vetëm mundësi për të dëshmuar se edhe ata mund të arrijnë majat me punë dhe zemër të madhe”, ka thënë ai.

Në fund, trajneri ka falënderuar presidenten Njomza Emini, sekretaren Arjeta Gashi dhe gjithë stafin mbështetës për përkushtimin ndaj sportistit kosovar.

“Suksese Ardian! Kosova është krenare me ty”, ka përfunduar Cena. /Ksoova.info/


Go to TOP