‘Spurs’ synojnë transferimin e përhershëm te Palhinha-s
Tottenham Hotspur po shqyrton mundësinë e transferimit të përhershëm të mesfushorit Joao Palhinha, i cili aktualisht është i huazuar nga Bayern Munich.
30-vjeçari është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës londineze këtë sezon, duke regjistruar 42 paraqitje në të gjitha garat, me 6 gola dhe 3 asistime, në një periudhë ku “Spurs” po luftojnë për të siguruar mbijetesën në Premier League.
Trajneri i Tottenhamit, Roberto De Zerbi, ka folur hapur për rëndësinë e Palhinhas, duke kërkuar që klubi të veprojë për ta mbajtur atë edhe pas përfundimit të huazimit.
“100 për qind dua ta mbaj edhe sezonin e ardhshëm. Duhet të fillojmë me lojtarë të tillë, me njerëz të besueshëm. Palhinha është jo vetëm një nga më të mirët si futbollist, por edhe si njeri,” ka deklaruar De Zerbi.
Ai shtoi se mesfushori portugez sjell një nivel të lartë profesionalizmi dhe karakteri në skuadër, duke e cilësuar atë si një shembull të lojtarit që klubi duhet të ndërtojë projektin e ardhshëm.
Tottenham pritet të marrë një vendim për të ardhmen e Palhinhas gjatë kësaj verë.
