Ekskluzive: LDK nis parakampanjën, të dielën prezanton kandidaten për presidente dhe kandidatin për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e një tubimi të madh politik këtë të diel nga ora 18:00 në AMC Hall, aktivitet që do të shënojë nisjen e parakampanjës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, njofton Kosova.info.

Në njoftimin e siguruar, bëhet e ditur se gjatë këtij tubimi do të prezantohet kandidatja për presidente dhe kandidati për kryeministër, në një moment që pritet të vulosë edhe bashkëpunimin politik mes LDK-së dhe Vjosa Osmani./Kosova.info/

Go to TOP