Muharremi kritikon Kurtin: Po sillet si sundimtar, jo si lider demokratik

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, pas lajmit për emërimin e një zëvendësministri në Ministrinë e Financave.

Muharremi tha se pas zhvillimeve të 29 prillit 2026, Kurti po sillet sikur “asgjë nuk ka ndodhur” duke e akuzuar se po tenton të qeverisë pa parlament dhe pa kontroll institucional.

Sipas tij, një sjellje e tillë nuk është normale për standardet europiane, ndërsa shtoi se Kosova nuk është Bjellorusi, Serbi apo Rusi dhe nuk mund të qeveriset në mënyrë autokratike.

Ai e akuzoi Kurtin se po e rrëzon Kuvendin për herë të dytë dhe se nuk po respekton demokracinë e parimet europiane, të ndërtuara me shumë sakrificë dhe me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së.

Në fund, Muharremi vlerësoi se qytetarët e Kosovës kanë luftuar gjithmonë për liri dhe demokraci dhe nuk do të pranojnë qasje sunduese ndaj institucioneve. /Kosova.info/


Go to TOP