Hagi merr drejtimin e Rumanisë pas ndarjes nga jeta të Lucescu
Legjenda e futbollit rumun, Gheorghe Hagi, është emëruar trajner i ri i Kombëtares së Rumanisë, në një moment të ndjeshëm për futbollin e vendit.
Vendimi vjen pas vdekjes së ish-trajnerit Mircea Lucescu, i cili ndërroi jetë në moshën tetëdhjetë vjeçare pas problemeve shëndetësore.
Hagi e ka vlerësuar këtë besim si një nder dhe përgjegjësi të madhe.
Kjo është hera e dytë që Hagi merr drejtimin e kombëtares, pasi më parë e kishte drejtuar në vitin 2001.
