ElektroStublla prezanton prodhimet në panairin ndërkombëtar Hannover Messe

Kompania kosovare ElektroStublla L.L.C. po merr pjesë si ekspozuese në panairin ndërkombëtar Hannover Messe, që po mbahet në Hannover, një nga ngjarjet më të mëdha globale në fushën e energjisë, industrisë, robotikës dhe automatizimit, shkruan Kosova.info.

Në këtë panair, ElektroStublla po prezanton prodhimet dhe zgjidhjet e saj teknologjike, duke përfaqësuar kapacitetet industriale dhe inxhinierike të Kosovës në një platformë ku marrin pjesë kompani dhe profesionistë nga mbarë bota.

Pjesëmarrja e kompanisë realizohet me mbështetjen e Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të cilat përmes programeve mbështetëse kanë mbuluar një pjesë të shpenzimeve për pjesëmarrjen e bizneseve kosovare në panaire ndërkombëtare, me synim promovimin e industrisë vendore në tregjet e huaja.

Gjatë panairit, ElektroStublla prezanton produkte dhe zgjidhje për sektorin elektroenergjetik dhe industrial, duke përfshirë komponentë dhe sisteme që përdoren në infrastrukturën elektrike dhe projekte energjetike.

Vizitorët dhe partnerët e interesuar mund ta vizitojnë kompaninë në Hall 11, Stand E56.

Pjesëmarrja në këtë panair konsiderohet mundësi për zgjerimin e prezencës në tregjet ndërkombëtare, krijimin e partneriteteve të reja dhe rritjen e bashkëpunimit me kompani dhe investitorë nga Evropa dhe më gjerë.

ElektroStublla është kompani me përvojë në sektorin elektroenergjetik dhe industrial, e fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve moderne dhe konkurruese për tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Go to TOP