Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje

Çmimi i naftës në Kosovë është i njëjtë krahasuar me ditën e djeshme. 

Sipas njoftimit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë sot do të shitet për 1.72 euro, njëjtë sikurse dje.

Ndërkohë, benzina do të shitet për 1.41 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit është 0.88 euro për litër.

Çmimet siç ka njoftuar MINTI, do të hyjnë në fuqi prej orës 10:00. 

Go to TOP