Van Dijk hero në derbin e `Merseyside`, i jep fitoren skuadrës në fund
Liverpool ka shënuar një fitore dramatike 2:1 ndaj Everton, falë një goli të vonshëm nga Virgil van Dijk në minutën e 100-të, duke u afruar shumë me një vend që dërgon në Champions League.
Ndeshja, derbi i parë i zhvilluar në stadiumin “Hill Dickinson”, ka nisur më mirë për Everton, që ka krijuar disa raste të mira, por pa arritur të shënojë. Loja ka ndryshuar në mesin e pjesës së parë, kur fillimisht një gol i vendasve është anuluar nga VAR për pozitë jashtë loje.
Vetëm pak çaste më vonë, Mohamed Salah ka kaluar Liverpool në epërsi pas një asistimi të saktë nga Cody Gakpo. Ky ka qenë goli i nëntë i Salah në derbit , duke barazuar rekordin e Steven Gerrard në këtë përballje.
Në pjesën e dytë, Everton ka barazuar me anë të Beto, duke e bërë ndeshjen të hapur deri në fund. Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, Van Dijk ka realizuar me kokë pas një goditje nga këndi të Dominik Szoboszlai, duke i dhënë fitoren Liverpool.
