Prokurorja: Naim Murseli pagoi sigurimin dhe kërkoi vrasjen e Liridonës

Në gjykimin për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, prokurorja Javorka Perlinçeviq ka deklaruar se Naim Murseli dyshohet se ka paguar me vetëdije polisën e sigurimit jetësor në emër të saj dhe më pas ka kërkuar vrasjen.

Sipas prokurores, pagesa e sigurimit është bërë në qershor të vitit 2022 nga familja Murseli në Suedi, ndërsa menjëherë pas kësaj, i akuzuari Kushtrim Kokalla ka dëshmuar se Murseli i kishte kërkuar të gjente mënyrën për ta vrarë Liridonën.

“Menjëherë pas kësaj për të cilën na ka dëshmuar edhe akuzuari i tretë Kushtrim Kokalla, Naimi ka kerkuar nga Kokalla që të gjejë mënyren dhe ta vras Liridonën që do të thotë se me vetëdije është paguar polisa e sigurimit jetësor për Liridonën gjithashtu gjatë një vizite të hetuesve policor të njësisë së hetimeve Naimi ka deklaruar se raportet e tij me Lirdonen janë të prishuar duke i theksuar edhe arsyjet edhe rastet konkrete që në shqyrtim e ka vërtetuar edhe i akuzari i tretë Kushtrim Kokalla”, tha prokurorja.

Ajo shtoi se gjatë hetimeve është konstatuar se raportet mes çiftit ishin të prishura, gjë që sipas saj është konfirmuar edhe nga dëshmitë e të akuzuarve të tjerë.

Rasti po vazhdon në gjykatë, ndërsa pritet vendimi përfundimtar.

Go to TOP