Festim Kabashi emërohet në Kryesinë e LDK-së: Nder dhe përgjegjësi e madhe
Festim Kabashi ka bërë të ditur se është emëruar anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) duke e cilësuar këtë si një nder dhe përgjegjësi të madhe.
Përmes një reagimi publik, Kabashi ka falënderuar për besimin e dhënë duke theksuar se këtë rol e konsideron si obligim për të kontribuar me përkushtim në realizimin e vizionit dhe vlerave të LDK-së.
Ai ka theksuar se bashkë me strukturat e partisë do të angazhohen për ringritjen dhe fuqizimin e mëtejmë të LDK-së duke e quajtur këtë një moment të ri për subjektin politik.
“Ky është një moment i ri për LDK-në, të cilin duhet ta shndërrojmë në rezultat për qytetarët, me punë, unitet dhe përkushtim të plotë,” ka deklaruar Kabashi duke përmbyllur mesazhin me urimin: “Na priftë e mbara!”. /Kosova.info/
