Sveçla përgëzon policinë për sekuestrimin e 17.9 kilogramëve heroinë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar policinë për sekuestrimin e 17.9 kilogramëve heroinë.
“Përgëzoj aksionin e suksesshëm të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale që rezultoi me sekuestrimin e 17.9 kilogramëve substancë narkotike të llojit heroinë”, ka shkruar ai në facebook.
Sipas tij, lufta ndaj këtij krimi është jo vetëm në funksion të sigurisë publike, por edhe të shëndetit e mirëqenies së fëmijëve e të rinjve tanë.
“Nuk ka asnjë kompromis përballë kësaj dukurie jashtëzakonisht të dëmshme për shoqërinë tonë dhe as në luftimin e këtyre grupeve kriminale. Angazhimi ynë do të vazhdojë me vendosmëri të plotë për të parandaluar dhe goditur çdo veprimtari kriminale që cenon sigurinë dhe të ardhmen e shoqërisë son”, tha ai. /Kosova.info/
