Rubio dhe Cooper bien dakord mbi “nevojën për përpjekje ndërkombëtare`

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe Sekretarja britanike e Jashtme, Yvette Cooper, ranë dakord sot “për nevojën e përpjekjeve ndërkombëtare” si përgjigje ndaj krizës në përshkallëzim në Lindjen e Mesme, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Sipas zëdhënësit kryesor të Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, të dy diskutuan për “sulmet e vazhdueshme të regjimit iranian në Lindjen e Mesme dhe rëndësinë kritike të rivendosjes së lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.”

Ai tha: “Sekretari dhe sekretarja e jashtme ranë dakord mbi nevojën e përpjekjeve ndërkombëtare për të siguruar që transporti detar të mund të lëvizë lirshëm dhe furnizimet me energji të arrijnë në tregjet globale, raporton BBC.

Go to TOP