Urim nga Përparim Rama për suksesin historik të Prishtina Elite

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar ekipin e volejbollit Prishtina Elite për arritjet e jashtëzakonshme në sportin kosovar. Ai theksoi se dominimi i ekipit për tetë vite radhazi në kategoritë U14, U16 dhe U18 është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe pasionit të vazhdueshëm.

Rama vlerësoi gjithashtu rrugëtimin mbresëlënës të ekipit nga Superliga B deri në majën e volejbollit në Superligën A duke e cilësuar këtë sukses si frymëzim për të rinjtë dhe krenari për qytetin e Prishtinës.

Në fund, ai uroi që ky rrugëtim i suksesshëm të vazhdojë edhe në të ardhmen duke sjellë rezultate të reja dhe duke përfaqësuar denjësisht kryeqytetin në sport. /Kosova.info/

Go to TOP