Policia parandalon vjedhjen e pyllit në Siqevë të Prishtinës
Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin Siqevë të Prishtinës.
Sipas njoftimit, njësitet policore kanë arritur të sigurojnë edhe prova që lidhen me rastin.
“Njësitet policore të Stacionit Veriu në Prishtinë kanë arritur të parandalojnë një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin Siqevë të Prishtinës. Falë reagimit të shpejtë të njësive policore, është arritur të parandalohet vjedhja dhe të sigurohen prova që ndërlidhen me rastin”, thuhet në njoftim.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka iniciuar rastin si vjedhje e pyllit.
Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e prerjes ilegale të pyjeve dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë që dëmton mjedisin dhe pasuritë natyrore. /Kosova.info/
