Dy raste të dhunës ndaj grave brenda 24 orëve në Fushë Kosovë
Dy raste të dhunës seksuale janë raportuar brenda 24 orëve në Fushë Kosovë.
Sipas raportit policor në të dyja rastet, burrat kanë sulmuar fizikisht familjaret e tyre, dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor.
Në rastin e parë, i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa në të dytin burri është dërguar në mbajtje
Raporti:
Fushë Kosovë 01.04.2026-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet
Fushë Kosovë 01.04.2026-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
