Një 36-vjeçar dyshohet se u gjet pa shenja jete te varrezat Hebraike në Prishtinë
Një 36-vjeçar dyshohet se u gjet pa shenja jete te Varrezat Hebraike në Prishtinë, megjithatë ai u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore.
Rasti ka ndodhur në zonën e njohur si Varrezat Hebraike, ku viktima është gjetur pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili e ka transportuar personin për në urgjencë.
Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë sqaruar, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
