Presidentja Osmani ndan Medalje Presidenciale të Meritave për Izet Gjinovcin

Ish-sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, është nderuar të hënën Post-Mortem me Medalje Presidenciale të Meritave.

Medaljen e vlefshme e ndau presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.

I ndjeri Gjinovci është nderuar për “kontributin dhe punën e palodhshme për hendbollin e Kosovës, si dhe sportin në përgjithësi”.

Është kjo mirënjohja e radhës për Gjinovcin, që ndërroi jetë më 5 gusht 2024 në moshën 63-vjeçare.

Gjinovci kontribuoi për shumë dekada për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi.

Postin e sekretarit të përgjithshëm të FHK-së e ka mbajtur nga viti 2002 e deri në frymën e fundit.

Ishte edhe hendbollist, drejtues klubi dhe aktivist i pandalshëm. Izet Gjinovci ishte pjesë e rëndësishme e gjitha proceseve madhore që kanë të bëjnë me hendbollin kosovar.

Në emër të familjes Gjinovci, Medaljen e pranuan dy vëllezërit e të ndjerit. /Kosova.info/

Go to TOP