Haliti për RTK: E dimë rëndësinë e ndeshjes me Turqinë, jemi gati
Reprezentuesi i Kosovës, Fidan Haliti në një intervistë për RTK, ka folur për ndeshjen me Turqinë.
Dardanët dhe turqit do të ndeshen të martën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në finalen e madhe të pley-off-it për Kupën e Botës 2026.
Haliti, i cili po bën karrierë pikërisht në Turqi, thotë se nuk është befasuar me rezultat e ndeshjeve të fundit të Kombëtares sonë, sepse sipas tij, Kosova ka lojtarë më cilësi të larta.
“Është shumë e vërtetë, unë besoj se kush nuk e njeh ekipin nga brenda befasohet nga rezultate e fundit, por unë nuk befasohem sepse unë e njoh ekipin dhe i di cilësitë e tyre”, ka thënë Haliti.
Ai thotë se është i vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes kundër Turqisë.
“E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje për ne si popull. Çdo futbollistët e ëndërron Botërorin. Kemi miks të lojtarëve me eksperiencë dhe lojtarëve të rinj, nuk ka rëndësi kush luan, por rëndësi ka vetëm fitorja. Kështu do të jetë edhe të martën”, ka theksuar Haliti, i cili me Kombëtaren tonë i ka të zhvilluara 64 ndeshje.
