Gazeta turke Sabah publikon deklaratën e Kurtit për themeluesin e klubit Galatasaray
Gazeta e madhe turke, Sabah, ka shkruar sot për një zhvillim interesant që lidhet me Kosovën, kryeministrin e saj Albin Kurti, patriotin Sami Frashëri dhe klubin e futbollit Galatasaray.
Në profilin e saj sportiv në Facebook, kjo gazetë ka publikuar një video të Kurtit, gjatë një vizite që ai ka bërë te babai i heroit Mujë Krasniqi, më 25 dhjetor 2025. Shkas për këtë muhabet të Kurtit ishte bërë kapela që kishte mbajtur në kokë heroi Mujë Krasniqi, e cila ishte e klubit turk Galatasaray.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti: Galatasaray është një ekip futbolli i themeluar në Stamboll nga Ali Sami, djali i Shemseddin Samiut. Edhe në kapelën e Komandant Mujës shkruan Galatasaray”, ka thënë Kurti, që citohet edhe nga Sabah.
Shkrimi i gazetës turke nuk e përmend faktin se mbiemri i vërtetë i Samiut është Frashëri.
Videon e plotë të ngjarjes ku Kurti e kishte bërë këtë deklaratë, e gjeni në linkun e mëposhtëm.
