Shtrenjtimi i naftës: Dy persona kapen në flagrancë duke tentuar të vjedhin naftë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar dy persona në Prishtinë, të cilët shin përfshirë në një rast të vjedhjes së naftës.
Policia ka treguar se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, në rrugën “Mehmet Xhevori”.
Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar disa prova materiale që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur duke vjedhur naftë. Si provë materiale janë sekuestruar një akumulator, një pajser etj”, është thënë në njoftimin e Policisë.
Policia ka treguar se sasia e naftës së vjedhur i është kthyer pronarit, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes me vendim të prokurorit kujdestar.
“Nafta i është kthyer pronarit ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, ka treguar policia.
