UEFA shkruan për fitoren e Kosovës: Vetëm edhe një hap
Kombëtarja e Kosova ka shënuar fitore ndaj Sllovakisë, me rezultat 4-3, të enjten mbrëma në Bratislavë, duke bërë hapin gjigant në garën për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Dardanët tashmë janë vetëm 90-të minuta larg historisë. Kosova të martën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ e pret Turqinë në finalen e madhe të pley-off-it për Botërorin 2026.
Për fitoren Kosovës ka shkruar shtëpia më e madhe e futbollit evropian (UEFA).
“Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në Botëror”, shkruan UEFA.
