Arrestohet një person në Deçan, dyshohet se para disa javësh dhunoi një femër
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën e ka arrrestuar një person në Deçan, nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale të dhunimit.
Prangosja e tij ka ndodhur pasi javë më parë, një femër e ka raportuar rastin në organet e rendit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti para disa javësh, ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa viktima me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore gjinekologjike.”, thuhet në raportin policor.
