Urban: Shqipëria e fortë në mbrojtje, por ne do të kontrollojmë ndeshjen
Trajneri i Kombëtarës së Polonisë, Jan Urban, në një konferencë për media, ka folur për përballjen ndaj Kombëtarja e Shqipërisë, duke e cilësuar si një ndeshje të vështirë dhe të hapur.
Urban theksoi se ende nuk ka një ide të qartë për qasjen që do të ketë Shqipëria në këtë takim.
“Nuk e dimë ende se si do të sillet në fushë Shqipëria. Ata kanë një skuadër që kujdeset shumë për aspektin mbrojtës, edhe pse pres një ndeshje të hapur”, deklaroi ai.
Trajneri polak bëri të ditur se objektivi i ekipit të tij është të marrë kontrollin e lojës dhe të imponojë stilin ndaj kundërshtarit.
“Dëshira ime është që t’i imponojmë mënyrën e lojës që duam rivalëve”, shtoi Urban.
Ai gjithashtu nënvizoi se lojtarë si Robert Lewandowski do të kenë rol të rëndësishëm në realizimin e këtij plani, teksa Polonia synon të dominojë në fushë dhe të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje.
