Federata e Xhudos mban Kuvendin vjetor, miratohen raportet dhe planet për 2026

Federata e Xhudos e Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin e saj të rregullt për vitin 2025, me pjesëmarrjen e delegatëve nga të gjitha klubet anëtare.

Gjatë këtij kuvendi u diskutua për ecurinë e vitit që lamë pas, ku u veçuan sukseset e arritura në arenën vendore dhe ndërkombëtare, si dhe sfidat me të cilat është përballur sporti i xhudos në Kosovë. Delegatët miratuan raportin e punës dhe atë financiar për vitin 2025, si dhe raportin e auditorit të pavarur.

Po ashtu, në këtë takim u aprovuan edhe planprogrami i punës dhe plani financiar për vitin 2026 duke përcaktuar prioritetet dhe objektivat për zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti.

Në Kuvend mori pjesë edhe Fatos Tabaku, anëtar i Bordit të Komiteti Olimpik i Kosovës.

Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e angazhimit të trajnerëve dhe klubeve në rritjen e numrit të xhudistëve, përmirësimin e kushteve të punës dhe arritjen e rezultateve sa më të larta në garat zyrtare ndërkombëtare. /Kosova.info/


Go to TOP