Ndeshje interesante në çerekfinale te hendbollistet
Prishtina – Samadrexha është prej ndeshjeve më interesante në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Shorti është tërhequr të shtunën në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, kurse ndeshjet zhvillohen mesjavën e ardhshme, më 25 e 26 mars.
Si Prishtina ashtu edhe Samadrexha synojnë të jenë në turneun final të Kupës.
Edhe ndeshjet tjera priten të jenë me rivalitet.
Ferizaj e pret Besën e Pejës. Në Obiliq takohen Tereza e Shqiponja, derisa Ulpiana e pret Istogun, fituesin në fuqi. /Kosova.info/
