Sveçla: Kujdesi për shëndetin oral duhet të jetë prioritet i përditshëm
Me rastin e Dita Botërore e Shëndetit Oral, Dr. Merita Barani Sveçla nga ordinanca Ordinanca “Dhomi” ka theksuar rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin oral, duke e cilësuar atë si pjesë thelbësore të mirëqenies së përgjithshme.
Në një prononcim për Kosova.info, ajo u shpreh se higjiena orale nuk duhet neglizhuar në asnjë moshë, pasi problemet dentare mund të ndikojnë edhe në shëndetin e përgjithshëm.
“Së paku dy herë në ditë duhet të lahen dhëmbët, ndërsa kontrollet e rregullta te dentisti janë të domosdoshme për parandalimin e problemeve më serioze”, theksoi Dr. Sveçla për Kosova.info.
Ajo apeloi që qytetarët të rrisin kujdesin ndaj ushqimit dhe të shmangin konsumimin e tepërt të produkteve me sheqer, duke shtuar se edukimi i hershëm i fëmijëve për higjienën orale është çelësi për një shëndet të mirë në të ardhmen.
Sipas saj, ndërgjegjësimi për rëndësinë e shëndetit oral duhet të jetë i vazhdueshëm dhe jo vetëm në ditë të shënuara si kjo. /Kosova.info/
