Shqipëria drejt Botërorit 2026, publikohet lista për sfidën me Poloninë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e “play-off”-it kundër Polonia, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e parë më 26 mars në Varshavë, duke filluar nga ora 20:45.

Tekniku brazilian ka përzgjedhur 26 lojtarë për këtë sfidë, si dhe për ndeshjen e mundshme të radhës ndaj Ukrainë ose Suedi më 31 mars.

Në këtë listë spikasin dy emra të rinj, mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana, të cilët marrin për herë të parë ftesë nga Kombëtarja, ndërsa rikthehet pas tre vitesh edhe Anis Mehmeti.

Go to TOP