Tottenham fiton, por eliminohet nga Atletico; Bayern e deklason Atalantën

Tottenham Hotspur ka arritur një fitore 3-2 ndaj Atletico Madrid, por kjo nuk ka mjaftuar për kualifikim në çerekfinale të Champions League. Në ndeshjen tjetër, Bayern Munich e ka dominuar plotësisht përballjen ndaj Atalanta, duke fituar 4-1 në ndeshjen e kthimit dhe duke siguruar kalimin me rezultat të përgjithshëm 10-2.

Në Angli, skuadra spanjolle ka kaluar tutje falë rezultatit të përgjithshëm 7-5.

Tottenham e ka nisur mirë ndeshjen dhe ka kaluar në epërsi me golin e Randal Kolo Muani pas një asistimi nga Mathys Tel. Megjithatë, mysafirët kanë reaguar në pjesën e dytë, kur Julian Alvarez ka shënuar për Atletico.

Skuadra angleze nuk është dorëzuar dhe është rikthyer në lojë falë dy golave të Xavi Simons, përfshirë një nga penalltia në fund të ndeshjes.

Pavarësisht fitores, diferenca nga ndeshja e parë ka qenë shumë e madhe dhe Tottenham është eliminuar nga gara.

E Bayern Munich e ka dominuar ndeshjen ndaj Atalanta, duke fituar 4-1 në ndeshjen e kthimit dhe duke siguruar kalimin me rezultat të përgjithshëm 10-2.

Gjermanët e kanë zhbllokuar rezultatin me Harry Kane nga penalltia, ndërsa më pas anglezi ka realizuar edhe një gol tjetër nga loja e hapur.

Në vazhdim, Bayern e ka thelluar epërsinë me gola të tjerë, përfshirë realizimet e Luis Diaz dhe Lennart Karl, duke mos i lënë asnjë shans skuadrës italiane.

Atalanta ka arritur vetëm një gol nderi në fund, por kjo nuk e ka ndryshuar fatin e ndeshjes.

Me këtë fitore bindëse, Bayern siguron një përballje të madhe në çerekfinale ndaj Real Madrid, në një nga duelet më të forta të kësaj faze.


Go to TOP