Tragjedia në Vjenë: Haradinaj shpreh dhimbje për tre viktimat nga Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austri.

Haradinaj e ka cilësuar lajmin si tejet të trishtë duke theksuar se kjo humbje ka prekur jo vetëm familjet e viktimave, por edhe gjithë shoqërinë.

“I trishtë lajmi për vdekjen tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në vendin e tyre të punës në Vjenë të Austrisë,” ka deklaruar ai.

Në mesazhin e tij, ai ka shprehur ngushëllime për familjet dhe të afërmit e viktimave duke shtuar se në këto momente të rënda, dhimbja ndahet me të gjithë ata që i kanë njohur.

“Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!”, ka përfunduar Haradinaj. /Kosova.info/


Go to TOP