Të dielën grumbullohet Kombëtarja e Kosovës në hendboll

Të dielën (nesër) grumbullohen hendbollistët e Kombëtares së Kosovës. Grumbullimi i Kombëtares A bëhet në mesditë në Prishtinë.

Në kryeqendrën tonë, hendbollistët do të qëndrojnë deri të mërkurën në mëngjes, kur është udhëtimi për në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës.

Ndeshja Bosnjë-Hercegovina – Kosova zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në arenën “Mejdan” në Tuzla. Ndërkohë ndeshja Kosova – Bosnjë-Hercegovina është të dielën, më 22 mars, nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Këto dy ndeshje i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.

Përzgjedhësi Jesper Ostlund është detyruar të bëjë disa ndryshime të fundit në listë, për shkak të lëndimeve të lojtarëve.

Ndonëse Bosnja vlerësohet favorite, Kombëtarja jonë do të bëjë maksimumin me synim për avancim historik në raundin e tretë dhe të fundit kualifikues për Botëror. /Kosova.info/


Go to TOP