Mehmetaj ironizon VV-në: Mos më dërgoni më materiale komprometuese për Vjosa Osmanin
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar me ironi ndaj zhvillimeve të fundit politike duke publikuar një mesazh drejtuar Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Në reagimin e tij, Mehmetaj shkruan: “Njoftim për Kryesinë e Vetëvendosjes: Mos më dërgoni më materiale komprometuese për Vjosa Osmani, se nuk kemi staf mjaftueshëm t’i përpunojmë të gjitha përnjëherë. Me ngadalë. Kemi kohë. Ju lutem.” /Kosova.info/
