Interesim i madh për Mahmut Orhan, shiten biletat e Fazës së Parë
Biletat “Phase One” për performancën e shumëpritur të Mahmut Orhan në Prishtinë janë shitur zyrtarisht, vetëm pak ditë pas daljes në treg.
Interesimi i madh i publikut ka bërë që faza e parë e biletave të mbyllet shpejt, ndërsa organizatorët, Rave Production dhe Sosé, kanë konfirmuar se tashmë janë në dispozicion biletat “Phase Two”, me numër të kufizuar.
Artisti turk do të performojë më 4 korrik në një event “Open Air” në Prishtinë, ndërsa lokacioni i saktë pritet të zbulohet në ditët në vijim.
Organizatorët paralajmërojnë një mbrëmje spektakolare, që pritet të jetë ndër ngjarjet më të mëdha muzikore të kësaj vere në kryeqytet, duke mbledhur adhurues të muzikës elektronike nga Kosova dhe rajoni.
Për bileta dhe informacione shtesë, të interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare: rave-travel.com.
