Prokuroria e Pejës ngre aktakuzë ndaj një personi, dyshohet për vrasje në tentativë

Prokuroria në Pejë ka ngritur aktakuzë për vrasje në tentativë ndaj një personi.

Njoftimi:

Aktakuzë për vrasje të mbetur në tentativë në Pejë

Pejë, 2 mars 2026 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.A., për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, nga Kodi Penale i Republikës së Kosovës .

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.A., me datë 22 dhjetor 2025 në lagjen “Jarina” të Pejës, me dashje dhe me armë zjarri, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.F., derisa i pandehuri me të parë viktimën shtënë në drejtim të tij pesë herë me armë të zjarrit, ku si pasojë viktima nga tri plumba pëson lëndim të rënda trupore.

Gjithashtu, i pandehuri B.A, akuzohet nga prokurori i shtetit edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si më lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe të dënoj sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.

Go to TOP