Netanyahu: Operacioni ‘Gërmimi i Luanit’ për të hequr kërcënimin iranian
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur një ofensivë të përbashkët ushtarake ndaj Iranit.
“Vëllezër e motra, qytetarë të Izraelit, pak kohë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran. Falënderoj mikun tonë të madh, presidentin Donald Trump, për udhëheqjen e tij historike”, ka theksuar kryeministri izraelit.“Për 47 vjet, regjimi i ajatollave ka thirrur ‘Vdekje Izraelit,’ ‘Vdekje Amerikës’. Ai ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Ky regjimi vrastar terrorist nuk duhet të jetë i armatosur me armë bërthamore që do t’i lejonin atij të kërcënonte gjithë njerëzimin”, ka deklaruar ai.
Veprimi i përbashkët SHBA-Izrael synon t’i japë popullit iranian mundësinë të vendosë për fatin e tij dhe të çlirohet nga tirania.
“Ka ardhur koha që të gjitha komunitetet e popullit iranian – persët, kurdët, azerezët, baluçët dhe ahvazët – të heqin tiranët dhe të krijojnë një Iran të lirë dhe paqësor”, ka theksuar kryeministri izraelit.
Netanyahu u kërkon qytetarëve të Izraelit të ndjekin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm gjatë Operacionit “Gërmimi i Luanit”, duke treguar qëndresë dhe guxim.Ai thekson se bashkimi dhe solidariteti do të sigurojnë përjetësinë e Izraelit.
Edhe presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar sulmet e përbashkëta ndaj Teheranit.
