Edhe Shkëndija eliminohet nga garat evropiane

Pas Dritës, edhe Shkëndija një tjetër skuadër shqiptare e ka mbyllur me humbje aventurën në Ligën e Konferencës.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut është mundur në sfidën kthyese nga skuadra turke, Samsunspor, me rezultat 4-0, derisa ekipin turk me rezultatin e përgjithshëm prej 5-0, kalon për herë të parë në historinë e tyre në 1/16-at e finales së kësaj garë evropiane.

Samsunspor kontrolloi takimin në Turqi dhe me golat e Olivier Ntcham (penallti), Cherif Ndiaye dhe Marius Mouandilmadji, siguruan kualifikimin.

Pavarësisht humbjes, Shkëndija mbetet skuadra e parë nga Maqedonia e Veriut që arrin këtë fazë në një garë evropiane.

Go to TOP