Kurti takon Çobajn: Rikonfirmohet partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Mali i Zi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj. 

Ambasadori e uroi Kryeministrin për mandatin e ri në krye të Qeverisë duke riafirmuar marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve si dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë. 

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha. Të dy palët shprehën vullnetin për avancimin e partneritetit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve institucionale në interes të qytetarëve të të dy vendeve. /Kosova.info/


Go to TOP