Deputeti i LDK-së propozon amendamente, kërkon futjen e AI në Arsim

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka dorëzuar amendamentet e para si deputet.

Ai ka treguar se në këto amendamente ka propozuar te të futet Inteligjenca Artificiale në Arsim.

Në profilin e tij në Facebook, Sadiku ka dhënë disa detaje për këtë çështje.

“Sot dorëzova amendamentet e para si deputet. Jo për paga. as për zyra të reja e as për komoditet politik. Për të ardhmen. Propozimi im përfshin tre shtylla që do ta përcaktojnë Kosovën në dekadat që vijnë: AI në Arsim
Nëse fëmijët tanë mësojnë sot si para 20 viteve, ne po i përgatisim për një botë që nuk ekziston më. Inteligjenca Artificiale nuk duhet të jetë vetëm temë debati – duhet të hyjë në klasa”, ka shkruar ai, duke sqaruar idenë e tij.

“Laboratorë digjitalë. Platforma mësimore me AI. Trajnim për mësimdhënësit. Kosova nuk duhet të ndjekë botën. Duhet ta kapë valën herët. Qendër Diagnostike me AI në Shëndetësi. Mijëra qytetarë presin muaj për analiza. AI sot lexon imazhe mjekësore më shpejt dhe shpesh më saktë se sistemi ynë aktual”, ka shkruar ai.

Go to TOP